Po kthehet Mourinho, merr drejtimin e gjigantit evropian

Futboll

Po kthehet Mourinho, merr drejtimin e gjigantit evropian

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:23
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka lënë të hapur derën për Bayern Munich, duke pranuar se do të mirëpriste mundësinë për të punuar në Gjermani, në një kampionat si Bundesliga.

Bayern Munich me shumë mundësi në fund të sezonit do të ndërpresin bashkëpunimin me Niko Kovaç.

Trajneri kroat për të shpëtuar punën e tij duhet të fitojë me patjetër titullin e Bundesligës, pasi tashmë nga Liga e Kampionëve janë eliminuar nga Liverpool.

“Është një vend në të cilin kurrë nuk kam punuar? Pse jo? Le të shohim”, është përgjigjur trajneri në pyetjen nëse do t’i pëlqente të drejtonte një skaduar ë Bundesligë.

“Do të më pëlqente të fitoja titullin e tretë të Ligës së Kampionëve në një vend të tretë, dhe titullin e pestë kampioni në një vend të ndryshëm”.

Këto deklarata të portugezit kanë ardhur në kohën kur e ardhmja e tij po diskutohet shumë, dhe Bayern Munich është një skuadër që mund ta angazhojë atë për trajner”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat