Ja kush i jep 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës

Futboll

Ja kush i jep 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:39
Ja kush i jep 500 euro për kombëtaren e Kosovës

Nuk është specifikuar se për çka ndahet kjo shumë, por me gjasë ajo do t’u ndahet “Dardanëve” për triumfin në grupin e vet të Ligës D të Kombeve.

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur premtimin. Ekzekutivi i vendit ia ka ndarë Kombëtares së Kosovës një premi prej 500 mijë eurosh, e cila ishte premtuar më herët.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Nuk është specifikuar se për çka ndahet kjo shumë, por me gjasë ajo do t’u ndahet “Dardanëve” për triumfin në grupin e vet të Ligës D të Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat