Tifozët e Interit me kërkesë për klubin: Icardi të largohet sa më parë

Futboll

Tifozët e Interit me kërkesë për klubin: Icardi të largohet sa më parë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:46
Ilustrim

Problemet e Mauro Icardit te Inter nuk kanë të ndalur.

Ndonëse trajneri Luciano Spalletti konfirmoi se Mauro Icardi do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Genoas, janë tani tifozët që janë përfshirë në këtë çështje.

Tifozët e Interit përmes një komunikate kanë kërkuar nga skuadra që të shitet Mauro Icardi.

“Pas një takimi të brendshëm, të gjitha grupet e Curva Nordit në mënyrë anonime kanë vendosur që sjellja e numrit 9 nuk duhet të tolerohet më gjatë”, nis reagimi i tifozëve.

“Curva Nord beson se Icardi ka treguar se nuk posedon karakterin, jo vetëm për të mbajtur shiritin e kapitenit, por as të mbajë grupin e lojtarëve të bashkuar”.

“Me këtë deklaratë, ne e ftojmë shoqërinë zikaltër që të ndërmarrë masat e duhura dhe sa më shpejt që është e mundur ta largojë atë nga skuadra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat