Tramexani mesazh për Shqipërine: Zemra ime nuk lëviz prej aty…

Futboll

Tramexani mesazh për Shqipërine: Zemra ime nuk lëviz prej aty…

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:50
Paolo Tramexani

Paolo Tramexani do të mbahet mend si ndihmësi i De Biazit në atë arritje të madhe që bën së bashku në kombëtaren tonë. Pak përpara largimit të De Biazit, italiani u largua për të nisur një aventurë në Zvicër, fillimishte Lugano e më pas te Sioni. Tashmi ai është në krye të Apoelit në Qipro, ku pak javë më parë rinovoi edhe kontratën. 

Tramezani megjithatë është nga ta që nuk e harrojnë Shqipërinë. “Jemi në fund të një sezoni të bukur dhe impenjues. Shpresoj dhe unë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundhshme. Pastaj, ju e dini që zemra ime është në Shqipëri dhe nuk lëviz prej aty”, u shpreh trajneri për “A2”.  Emri i tij është një prej kandidatëve të mundshëm për të marrë kombëtaren tonë pas largimit të Panuçit. Tramexani ishte përgjegjës për evidentimin dhe vëzhgimin e lojtarëver të rinj në kombëtare në kohën kur drejtonte së bashku me De Biazin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat