Spaleti ha fjalët për Ikardin: Për ne është më i mirë se Mesi…

Futboll

Spaleti ha fjalët për Ikardin: Për ne është më i mirë se Mesi…

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:52
Spalleti dhe Icardi

Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi do të jetë në dispozicion të trajnerit Luçiano Spaleti për sfidën e ditës së nesërme që Interi do të luajë në transfertë ndaj Xhenoas. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës zikaltre në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme.

“Ikardi është grumbulluar. Ajo që ka bërë Marota është një punë përcaktuese, ai bëri të mundur që palët e përfshira në këtë mes të arrijnë në një marrëveshje reale dhe jo virtuale. Tani Mauro është në kondicionin e duhur për të ndihmuar ekipin. Për ne ai është shumë i vlefshëm, madje më shumë se Mesi dhe Ronaldo bashkë, por kur është pjesë e skuadrës”, u shpreh Spaleti duke bërë një kthesë të madhe pas fjalëve që tha pas takimit me Lacion, ku e sulmoi argjentinasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat