Gjilani i gatshëm për duelin kundër Drenicës

Futboll

Gjilani i gatshëm për duelin kundër Drenicës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:02
Gjilani i gatshëm për duelin kundër Drenicës

Gjilani ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm kundër Drenicës, i vlefshëm për javën e 25-të, në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.
“Kuq e bardhët stërvitjen e sotme e mbajtën tek fusha ndihmëse, e cila u zhvillua mesditën e sotme. Ajo filloi me nxemje, pastaj kryetrajneri Mezani vazhdoi punën e tij në vendosje dhe taktikat me detajet e fundit para sfidës kundër Drenicës.
Në seancën e sotme stërvitore, prezent ishin të gjithë futbollistët e skuadrës në përjashtim të Ylber Kastratit dhe Semir Haxhibulliq, të cilët janë në fazën rikuperuese prej lëndimeve të pësuara më parë. Vlen të theksohet se Vilfor Hysa i është rikthyer stërvitjeve ku këto dy ditë ka stërvitur i veçuar nga grupi tjetër i futbollistëve.
Në sfidën kundër Drenicës për skuadrën e Gjilanit përveç të lënduarve, nuk pritet të ketë mungesa tjera dhe pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për këtë takim”, bëhet e ditur nga klubi i Gjilanit. 
Sfidën mes Drenicës dhe Gjilanit do ta referoj gjyqtari, Alban Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat