Varane refuzon Man Utd, zgjedh një tjetër skuadër për sezonin e ri

Futboll

Varane refuzon Man Utd, zgjedh një tjetër skuadër për sezonin e ri

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:23
Raphael Varane

Raphael Varane thuhet se është i gatshëm të refuzojë një kalim te Manchester United për të nënshkruar me Juventusin.

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës është i vendosur të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2019.

Manchester United shihen si skuadra favorite për të nënshkruar me 25 vjeçarin.

Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ mund të përballën me konkurrencë të fortë për të siguruar shërbimet e Varanes.

Është Juventus që së fundi është futur në garë për Varane, dhe do të provojë gjitha mundësitë për të nënshkruar me të.

‘Mirror’ shkruan se Varane është i gatshëm të refuzojë Manchester United, për t’iu bashkuar kampionëve të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat