Real Madrid, gati t'i vjedhë Barçës pasardhësin e Luis Suarez

Futboll

Real Madrid, gati t'i vjedhë Barçës pasardhësin e Luis Suarez

Më: 2 prill 2019 Në ora: 19:12
Ilustrim

Vera e 2019-ës duket se do ta zhvendosë rivalitetin mes Barcelona-s dhe Real Madridi-t në merkato. 

Gjigantët e futbollit spanjoll janë vënë në kërkim të një sulmuesi. Katalanasit duan të zëvendësojnë Luis Suarez-in, ndërsa "Los Blancos" duan të marrin dikë që të shënojë rregullisht dhe të zëvendësojë golat që munguan pas largimit të Ronaldo-s. 

Përgjigjja e problemit të dy skuadrave duket se është Marcus Rashford. Ylli i Manchester United po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, me trajnerin Solskjaer që po arrin të marrë maksimumin nga ai. 

Gjithsesi, sulmuesi i ri anglez mund të tundohet nga interesimi i dy prej skuadrave më të mira të botës dhe të vendosë të largohet nga "Old Trafford". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat