Lewandowski tregon me cilët mbrojtës e ka pasur më vështirë të luajë

Futboll

Lewandowski tregon me cilët mbrojtës e ka pasur më vështirë të luajë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:55
Robert Lewandowsk i

Në një intervistë të dhënë për “Kicker”, Robert Lewandowski ka folur për mbrojtësit më të fortë me të cilët është përballur.

Duke marrë parasysh seka luajtur për Dortmundin dhe Bayernin, Lewandowski është ndeshur me disa prej mbrojtësve më të mirë të botës, veçanërisht në Champions League.

Për shkak të sfidave të shpeshta me Real Madridin, nuk është një surprizë që polaku ka përmendur Sergio Ramosin si një nga më të fortët: “Në Champions, Sergio Ramos. Një super qendërmbrojtës”, ka thënë sulmuesi polak.

“Në Bundesliga, Jerome Boateng dhe Mats Hummels. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua të luaj kundër tyre. Edhe ish-lojtari i Eintracht Frankfurt, Carlos Zambrano, një qendërmbrojtës shumë agresiv”, ka shtuar Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat