Udinese e fut në krizë Milanin

Futboll

Udinese e fut në krizë Milanin

Më: 2 prill 2019 Në ora: 21:01
Milan dhe Udinese

Milan dhe Udinese kanë luajtur barazim 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.

‘Rossonerët’ nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë në ‘San Siro’ kundër Genoas.

Krzysztof Piatek në minutën e 44’ shënoi për epërsinë 1:0 të Milanit.

Mysafirët arritën që në pjesën e dytë të shënojnë golin e barazimit.

Ishte Lasagna që në minutën e 65’ shënoi për 1:1.

Me këtë barazim, Milan mbetet në pozitën e katërt me 52 pikë, duke shkuar pa fitore në tri ndeshjet e fundit, ndërsa Udinese me 29 pikë në vendin e 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat