Juve marshon sigurt drejt titullit

Futboll

Juve marshon sigurt drejt titullit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:00
Leonardo Bonucci

Juventus i është afruar edhe më shumë titullit të radhës në Serie A, duke arritur të marrë pikë të plota nga udhëtimi te Cagliari.

Skuadra e Masimiliano Allegrit ka arritur ta fitojë me rezultat 0-2 sfidën e radhës së 30-të në fushën e Cagliarit.

Leonardo Bonucci me një gol të bukur në minutën e 22’ i dha epërsinë e parë Juventusit.

Juventus nuk u ndal me kaq, dhe në pjesën e dytë realizoi edhe një herë.

Ishte talenti Moise Kean që në minutën e 85’ shënoi për 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat