"Liverpool do ta humbasë titullin për shkak të Salah"

Futboll

"Liverpool do ta humbasë titullin për shkak të Salah"

Më: 3 prill 2019 Në ora: 06:26
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka qenë vendimtar në fitoren e marrë nga Liverpool-i kundër Tottenham-it, që e ka lejuar ekipin e Klopp të parakalojnë Manchester City-n në renditje. 

Gjithsesi, një legjendë e "Të Kuqve" mendon se egjiptiani do të jetë shkaku për humbjen e garës për titull.  

Salah nuk ka shënuar në  etë ndeshje për Liverpool-in, por kjo nuk e ka ndaluar ekipin që të ruajë një avantazh prej dy pikësh ndaj City-t në renditje.

Megjithatë, për ish-mbrojtësin e Liverpool-it, Steve Nicol, forma e keqe e Salah do të jetë arsyeja kryesore pse City do të arrijë ta mbrojë titullin. 

"Salah nuk e ka më mendjen në vend", ka thënë Nicol për "ESPN". "Sa herë që e shikon para portës, gjëja e parë që mendon është se nuk do të shënojë". 

"Gjëja më shqetësuese për mua është se nga do të vijnë golat e Liverpool-it. Për momentin kemi vetëm dy sulmues, Mane dhe Firmino. Manchester City, nga ana tjetër, ka shumë alternativa në sulm". 

"Kjo është arsyeja pse unë mendoj se City do të fitojë dhe Liverpool jo".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat