Mou zbulon bisedën me Moratti-n: Në atë moment kuptova se isha në shtëpi

Futboll

Mou zbulon bisedën me Moratti-n: Në atë moment kuptova se isha në shtëpi

Më: 3 prill 2019 Në ora: 06:27
Jose Mourinho

Jose Mourinho është kthyer të flasë për kohën e kaluar në drejtim të Inter-it.

"Shkova në Itali në  2008-ën dhe gjeta një kampionat ku i jepej përparësi aspektit mbrojtës. Skuadrat kishin skema super mbrojtëse, por ishin shumë të organizuara. Donim të shpalleshim kampionë, por  patëm shumë vështirësi", ka thënë portugezi. 

"Ndeshja e parë ka qenë kundër Sampdoria-s, ndërsa të dytën e luajtëm kundër Catania-s. Fituam me një autogol në minutën e 81-të. Të gjithë ishin të lumtur, përveç meje".

"I thashë Moratti-t, presidenti i Inter-it në atë kohë: 'Po, tri pikë...'. Ai më tha: 'Mister, ne fituam! Tri pikë fantastike'. Unë mendova: 'E shkëlqyer! Jam në shtëpi'".   

Mourinho ka shkruar historinë me zikaltrit, duke fituar tripletën dhe duke i dhuruar klubit milanez Champions League-ën e tretë dhe të parën pas 45 vitesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat