Zbulohet projekti për transformimin e Santiago Bernabeu

Futboll

Zbulohet projekti për transformimin e Santiago Bernabeu

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:20
Stadiumi Santiago Bernabeu

Kjo është pamja e re që do të marrë një prej stadiumeve më të famshëm në botë, Santiago Bernabeu. Projekti u prezantua përmes një videoanimimi të shfaqur gjatë një aktiviteti në Madrid ku të pranishëm ishin drejtuesit e Realit të Madridit. Ndër pjesët e veçanta të projektit është çatia që hapet dhe mbyllet.

Pamje të re dhe tepër moderne do të ketë edhe fasada e stadiumit. Falë ekranëve gjigandë, tifozët do të kenë një pamje 360 gradë të ndeshjeve. Hapsirë do të ketë edhe për aktivitetet tregtare dhe argëtuese.

Projekti do të kushtojë rreth 400 milionë Euro. Rinovimi do të nisë në fund të sezonit dhe punimet do të zgjasin deri 4 vite. Kapaciteti do të jetë po i njëjti, rreth 81 mijë tifozë me një sipërfaqe të zgjeruar deri në 66 mijë metër katrorë.

 

Ky stadium është ndërtuar në vitin  1947. Numrin rekord shikuesish ky stadium e ka pasur në vitin ’56 në ndeshjen Real Madrid – Milan me 129 mijë tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat