Edhe në Sllovaki nuk e japin Kosovën: Adhuruesit e skuadrës Slovan me këngë “Kosova është Serbi”

Futboll

Edhe në Sllovaki nuk e japin Kosovën: Adhuruesit e skuadrës Slovan me këngë “Kosova është Serbi”

Nga: F.B Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:18

Kanë vazhduar thirrjet anti shqiptare edhe në Sllovaki, pas rastit të javës që shkoi në kampionatin rus, mësohet se mbrëmë në takimin Slovan dhe Dinajsk Shtred në tribuna është dëgjuar "Kosova është Serbi".

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3:2 për skuadrën vendëse Slovan, por thirrjet e shikuesve dhe kënga "Kosova është serbi", ishte befasi për shikuesit tjerë në Bratisllavë.

Kjo nuk është hera e parë, që në vendet, që nuk e kanë njohur Kosovën dhe vendet ku ka pjesëtarë serb të bëhen "maskarada" të këtilla, andaj UEFA duhet të ketë parasysh këtë edhe të marr masat e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat