Reagimi epik i Guardiolas pasi Liverpooli fitoi në fund: “Ah, u bë m*t”

Futboll

Reagimi epik i Guardiolas pasi Liverpooli fitoi në fund: “Ah, u bë m*t”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:30
Pep Guardiola

Pep Guardiola e ka pranuar se kishte sharë në momentin kur Liverpooli kishte siguruar fitore dramatike në ndeshjen kundër Tottenhamin, mirëpo shtoi se është duke e shijuar “sfidën e tmerrshme” e garës për titullin e Premier Ligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi dy pikë para Manchester Cityt në kreun e tabelës së Premierligës, pas autogolit të Toby Alderweireldit në minutën e 90-të të fitores 2:1 kundër Tottenhamit në Anfield.

Megjithatë, Manchester City e ka zhvilluar një ndeshje më pak këtë sezon dhe mund ta kthejë epërsinë prej një pike nëse fiton sonte kundër Cardiff Cityt. Pas kësaj ndeshjeje, që të dy klubet do t’i kenë vetëm edhe gjashtë lojë deri në fund të sezonit.

“Kur i sheh ata duke shënuar, thua: “Ah, u bë m*t!”, por pas pesë apo dhjetë minutash mendon: “Mirë”. Është një sfidë e tmerrshme, por askush nuk ka kishte premtuar se do ta kishim të lehtë”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Askush nuk na premtoi një gjë të tillë. Unë e dija që do të ishte vështirë, ne e dimë. Është sfidë më e mirë. Do të jetë e mrekullueshme që ne do të jetojmë kundër një ekipi të mrekullueshëm, të luftojmë kundër tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat