Superliga e Kosovës vazhdon me javën e 25-të

Futboll

Superliga e Kosovës vazhdon me javën e 25-të

Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:35
Superliga e Kosovës

Sot gjatë ditës do të zhvillohen ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Në Mitrovicë zhvillohet ndeshja mes Trepës 89 dhe Flamurtarit, ku pritet të jetë një ndeshje interesante duke parë renditjen tabelare të të dyja ekipeve, të cilat po luftojnë për ti ikur barazhit.

Skuara e Tahir Batatinës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Zahir Pajaziti kundër Ferizajit të Bylbyl Sokolit, ndeshje e cila pritet të zgjojë vëmendjen e shikuesve për shkak të ballafaqimit Batatina – Sokoli të cilët kohë më parë bashkëpunonin te skuadra llapjane.

Drita – KEK-u dhe Drenica Gjilani janë dy ndeshjet tjera të cilat zhvillohen sot.

Të gjitha ndeshjet e sotme fillojnë nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat