Koulibaly pranë largimit nga Napoli, 4 skuadra në garë për mbrojtësin

Futboll

Koulibaly pranë largimit nga Napoli, 4 skuadra në garë për mbrojtësin

Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:39
Kalidoi Koulibaly

Kalidoi Koulibaly është futbollisti që ka më shumë merkato në skuadrën e Napolit, me të cilën prej 3 sezonesh luan në nivele mjaft të larta dhe është titullar i padiskutueshëm në mbrojtje.

Manchester United, Paris Saint Germain, Juventus dhe Real Madrid, janë klubet që po monitorojnë nga afër ecurinë e tij dhe janë gati të plotësojnë kërkesat e De Laurentisit.

Bosi napolitan ka refuzuar më herët ofertën prej 80 milionë eurosh për kartonin e Koulibaly, por mund të dorëzohet, nëse në arkat e klubit mund të hyjnë më tepër se 100 milionë euro.

Kjo pasi me këto para do të mund të ruante yjet e tjerë të skuadrës, si Lorenzo Insigne apo Piotr Zielinski dhe do të kishte mundësi të investonte në emra të tjerë të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat