Xherdan Shaqiri më në fund pritet që të ketë hapësira për të luajtur përsëri me Liverpoolin.
Ylli shqiptar nuk është paraqitur për asnjë minutë në pesë ndeshjet e fundit që Liverpool ka zhvilluar në Premier Ligë.
Shaqa për herë të fundit në Premier Ligë luajti në ndeshjen kundër Manchester Unitedit që përfundoi 0-0 në ‘Teatrin e Ëndrrave’.
U raportua se Shaqiri dhe Klopp kanë pasur mosmarrëveshje kohëve të fundit, por një gjë e tillë është mohuar pasi 27-vjeçari nga Zhegra kishte problem me një lëndim në ijë.
Liverpooli këtë të premte do të takohet Southamptonin në kuadër të Premier Ligës, derisa Shaqiri gjatë ditës së djeshme është parë i lumtur në stërvitjen e skuadrës teksa përqafonte Kloppin.
Sipas raportimeve të fundit, Shaqiri tani e ka tejkaluar në tërësi lëndimin që kishte dhe nga ajo që u pas dje në stërvitjen e Liverpoolit lë të kuptohet që pas një kohe të gjatë mund ta shohim përsëri në fushë yllin nga Zhegra.
Ndryshe, ‘Shaqa’ këtë edicion ka regjistruar 21 paraqitje në Premier Ligë ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar dy asiste.