Latifi: Ky barazim është shumë real

Futboll

Latifi: Ky barazim është shumë real

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:44
Latifi: Ky barazim është shumë real

Trajneri i Goblenit, Latifi, elozhe për Kralevskin: Bëri disa pritje të barabarta me gola!

Gobleni i Kumanovës ka marrë një pikë të rëndësishme në udhëtimin e fundit kundër Skopjes në stadiumin e lagjës në Autokomandë në Shkup.

Kumanovarët luajtën 1:1, një barazim shumë meritorë, i fituar në një terren të nxehtë dhe të papërshtatshëm.

Sipas trajnerit Afrim Latifi, ishportier legjendar nga Kumanova, një prej meritorëve për pikën e fituar në Shkup ishte portieri Kralevski, i cili ka bërë disa pritje shumë të mira, duke shpëtuar gola të sigurt.

“Si ekip kemi treguar lojë të bukur dhe me meritë kemi fituar një pikë. Mund të them se ky barazim është shumë real, ngase edhe vendësit patën disa raste shumë të mira shënimi, por falë paraqitjeve të shkëlqyeshme të portierit tonë Kralevski jemi kthyer me një pikë që ka vlerë të madhe në luftën për mbijetesë”, deklaroi për Lajm, Afrim Latifi, i cili kundër Skopjes udhëhiqte skuadrën në vend të të dënuarit Florim Ymeri.

Gobleni me 21 pikë mbanë vendin e parafundit në renditje pas 19-të javësh, kurse në xhiron e ardhshme e presin Labunishtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat