Fiton Trepça ’89, baras në Skenderaj

Futboll

Fiton Trepça ’89, baras në Skenderaj

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:53
Fiton Trepça ’89, baras në Skenderaj

Derbi i skuadrave të rrezikuara është zhvilluar mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit të Prishtinës, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës. Në minutën e 48-të, vendasit siguruan fitore me golin e Hasan Hysenit.

Trepça ‘89 ndali tri pikë të mëdha në stadiumin “Riza Lushta” dhe me shpresë se do t’i ikin zonës së barazhit, ndërsa “flamurtarët” luftuan deri në pikën e fundit por dolën duarthatë. Trepça ’89 renditet në vend të shtatë me 32 pikë, kurse Flamurtari është i nënti me 29.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ballafaqimi mes Drenicës dhe Gjilanit, përfundoi pa gola (0:0). Drenica renditet në vend të pestë me 34 pikë sa ka edhe Gjilani në të gjashtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat