Shqiptari i Kosovës apo ylli i futbollit, neutral në Kroaci!

Futboll

Shqiptari i Kosovës apo ylli i futbollit, neutral në Kroaci!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:23
Ardian Kozniku

Ish futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, respektohet shumë në shtetin kroat! Ylli i futbollit, nuk duhet harruar se me 14 shkurt të vitit 1993 kishte luajtur edhe për kombëtaren e Kosovës kundër Shqipërisë, në ndeshjen revyale që ishte zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ku kishte fituar kombëtarja shqiptare me 3:1.

Kozniku ka luajtur shtatë ndeshjet për kombëtaren kroate dhe ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. Ai sonte (19.00) do të jetë i pranishëm në derbin e madh kroat, rivalëve të përbetuar e të përjetshëm Hajduk-Dinamo. Mediat kroate shkruajnë se Kozniku është neutral, as me Dinamon e as me Hajdukun, i cili ka luajtur me sukses për te dyja ekipet dhe gëzon respekt qoftë të tifozët e Dinamos  qoftë te Hajdukut.

“Të mërkurën, në orën 19:00, takohen Hajduku dhe Dinamo, në stadiumin në “Polud”, ky është  derbi i madh, jo vetëm i javës së 27-të i Ligës së Parë kroate. Mediumi kroat “prvahnl.hr”, shkruan se Kozniku është neutral, pasi Ardi ishte kampion me Hajdukun dhe dy sezonet me Dinamon Zagrebin. “Mendoj se për 90 minuta gjithçka do të jetë e hapur dhe me një atmosferë të mrekullueshme”, tha mes të tjera Kozniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat