Thellohet kriza te Milani, humb edhe dy titullarë

Futboll

Thellohet kriza te Milani, humb edhe dy titullarë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Edhe në ndeshjen e djeshme të kampionatit , skuadra e Milanit nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Udinezes, teksa ishin të parat që kaluan në avantazh, por më pas u barazuan. Si të mos mjaftonin pikët e lëna në këtë sfidë u dëmtuan dy titullarë të skuadrës. Fillimisht portieri Donaruma, ndërsa pas tij e pati të pamundur për të vazhduar më tej ndeshjen edhe Lukas Paketa. Dy dëmtime që prishin ekuilibrat e ekipit, teksa përpara është ndeshja me Juventusin, në Torino. Duket e vështirë që Gatuzo të rikuperojë dy titullarët, teksa presioni është rritur ndeshje pas ndeshje dhe tashmë trajneri është vënë sërish në diskutim. ndërkohë që objektivi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve është gjithnjë e më shumë në rrezik .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat