Filipe Luis do të largohet nga Atletico Madridi

Futboll

Filipe Luis do të largohet nga Atletico Madridi

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:29
Filipe Luis

Filipe Luis është në sezonin e tij të fundit me Atletico Madridin.

Për 33-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, nuk do të ketë rinovim, pasi klubi po vlerëson opsione të tjera, ndërsa e ardhmja e tij do të jetë në Brazil.

Flamengo dëshiron mbrojtësin me insistim dhe ka nisur bisedimet me agjentin e brazilianit për të cilin u përfol edhe një kalim te Barcelona, por nuk pati asnjë kontakt.

Ndërkaq, pasuesi i tij në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë një tjetër brazilian, Alex Telles i Portos. Për Telles, Atletico Madrid do të paguajë 30 milionë euro skuadrës portugeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat