Shkëndija triumfon në Strumicë! Derbi shqiptar i takoi  Renovës 

Futboll

Shkëndija triumfon në Strumicë! Derbi shqiptar i takoi  Renovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:57
Shkëndija triumfon në Strumicë

Shkëndija nga Tetova, kampione në fuqi dhe lidere e Kampionatit të Maqedonisë Veriore në futboll, kthehet me tri pikë domethënëse nga Strumica, duke e mundur me rezultat 1:0 Akademija Pandevin, në derbin e javës së 26-të. Shkëndija me hapa të sigurt po shkon drejt titullit të ri, kurse Akademija humb pozitën e dytë.

Mbrojtësi Visar Musliu vulosi fitoren në minutën e 30-të.  Ai ka shfrytëzuar një asistim nga krahu i djathtë dhe nga pika e penalltisë me kokë dërgoi topin në rrjetën e vendësve. Shkëndija prinë me 59 pikë, ka 14 më shumë se Akademija Pandev në pozitën e tretë, kurse Vardari është në vend të dytë me 40 sosh.

Ndërkaq, në Tetovë Renova triumfoi me rezultat minimal 1:0 në duel me Shkupin, në fakt ka qenë edhe derbi shqiptar.  Në minutën e 45-të, Vlatko Stojanovski realizon për fitoren e Renovës. Ndeshja ka qenë mjaft e mirë dhe e luftuar deri në fund mes dy skuadrave që luftojnë për pozitën e katërt. Renova renditet në vend të katërt me 36 pikë, ka tri më shumë se Shkupi që gjendet një pozitë më poshtë.

Liga e Maqedonisë Veriore
A. Pandev-Shkëndija    0:1
Pobeda-Vardari    0:0
Rabotniçki-Bellasica    1:1
Renova-Shkupi    1:1
Sileksi-Makedonija GP    1:1

Tabela
1. Shkëndija    26    18    5    3    59
2. Vardari    26    14    7    5    49
3. A. Pandev    25    14    3    8    45
4. Renova    26    9    9    8    36
5. Shkupi        26    9    6    11    33
6. Rabotniçki    26    9    6    11    33
7. Makedonija    GP    26    7    10    9    31
8. Sileksi    26    5    10    11    25
9. Bellasica    26    5    8    13    23
10. Pobeda    25    5    4    16    19

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat