Anglia i pyet tifozët se ku dëshirojnë që të luajnë ndeshjen me Kosovën

Futboll

Anglia i pyet tifozët se ku dëshirojnë që të luajnë ndeshjen me Kosovën

Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:34
Anglia i pyet tifozët se ku dëshirojnë që të luajnë ndeshjen me Kosovën

Federata e Futbollit e Anglisë (FA), ka pyetur tifozët se ku dëshirojnë që ta shohin përballjen me Kosovën, në ndeshje kualifikuese.

Kombëtarja e Anglisë është në grup me kombëtaren e Kosovës në eliminatoret e ‘EURO 2020’, andaj ‘Dardanët’ do të përballen dy herë me ‘Tre Luanët’, shkruan Insporti. Në muajin shtator, Kosova e Anglia do ta kenë përballjen e parë ndërmjet tyre në Grupin A, ku kombëtarja e udhëhequr nga Bernard Challandes do të luajë në udhëtim te Anglia.

Por, për dallim prej ndeshejve tjera, kombëtarja e Anglisë javë më parë kishte vendosur që në ‘Wembley’ të mos e zhvillojë edhe përballjen me Kosovën.

Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ende nuk është konfirmuar, derisa faqja zyrtare e Anglisë në rrjetin social ‘Twitter’, ka pyetur ndjekësit se ku dëshirojnë ata që të luhet ky ballafaqim.

Në këtë postim, faqja e Anglisë i ka rikujtuar tifozëve fitoren e Anglisë ndaj kombëtares së Turqisë në vitin 2003, në stadiumin ‘Stadium of Light’.

‘Stadium of Light’ është stadiumi i skuadrës së Sunderlandit, derisa ka kapacitet prej rreth 50 mijë ulëseve.

Mbetet të shihet nëse ky do të jetë stadiumi ku Anglia do ta presë Kosovën, më 10 shtator të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat