Legjenda e futbollit botëror Pele, gazetarit shqiptar: Kam shënuar 1000 gola, një nga ta edhe për lirinë e Kosovës

Futboll

Legjenda e futbollit botëror Pele, gazetarit shqiptar: Kam shënuar 1000 gola, një nga ta edhe për lirinë e Kosovës

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:20
Legjenda e futbollit botëror Pele, gazetarit shqiptar: Kam shënuar 1000 gola, një nga ta edhe për lirinë e Kosovës

Gjenevë, - I ftuar në Gjenevë legjenda e futbollit botëror Pele bashkërisht me autoritet zvicerane kanë themeluar projektin e ri ku do të mbaj emrin e yllit të futbollit botëror Peles, të quajtur “ProjetCompus Pelé”. Pas inaugurimit të këtij projekti ndërkombëtar Pele në Gjenevë per agjencine  e lajmeve “Presheva Jone” ai foli per Kosovën  dhe futbollin shqiptare.

Se çfarë mendon Pele për futbollin shqiptar, ylli i futbollit botëror për agjencinë e lajmeve «Presheva Jonë» ka deklaruar se : ”shqiptarët, të rinjt janë futbollist të mirë..të cilët këtë e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë sot në shumë ekipe botërore jo vetëm në Zvicër por edhe më gjerë. Unë jam i gatshëm të ndihmojë fotbollin shqiptarë, nëse  një gjë e tillë më kërkohet. Stafi im madje është i gatshëm të kontribuoj edhe me ndihmesa tjera të kuadrove, me trajner apo këshilltarë të futbollit nga Brazili që edhe Shqipëria të ketë nesër futbollistë dhe ekipe më të mira dhe të përsosura”.

Pele: Kam shenuar 1000 gola, një e dhashë për lirinë e Kosovës

Sipas Peles,  “nuk mjafton vetëm talenti dhe forca por edhe mbështetja financiare, për të pasur një futboll apo sport të mirëfilltë në një vend. Shtetin nuk e bënë të njohur vetëm demokracia apo zhvillimi ekonomik, por edhe sporti. Prandaj pa demokarci dhe  ekonomi të mirëfilltë,  nuk do të kishim as sport të mirëfilltë!. Shqipërisë, besoj se sot nuk i mungojnë këto kapacitete, sidomos rinia me plotë energji dhe talent. Por, e tëre kjo nuk mjafton,   por kjo armatë e të rinjve duhet sitimulohet dhe inkurajohet,   për çka nevojitet padyshim më shumë vullnet dhe aksione nga ana e shtetit për të ndihmuar të rinjtë për të pasur një futboll apo sport më të avancuar“.

Ndërsa rreth Kosovës legjenda e futbollit botëror  ka njohur nga mediat botërore, i cili theksoi se  «jam i lumtur qe edhe në Kosovë, ne këtë pjese te Evropes sot populli i Kosoves po jeton i lire dhe i qete pa vuajtje, në një vend të qetë dhe demokraci në një vend të lirë..”

“Kosova tashmë si pjesë e UEFA-s dhe FIFA, te luajne futbolle të lire si gjithe qytetaret e  tjerë evropianë. Pra, nga 1000 gola, kam shenuar nje edhe  për lirinë e Kosovës..” ka thëne ne fund legjenda e futbollit boteror Pele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat