Ademi: Do të vazhdojmë fuqishëm të mbështesim...

Futboll

Ademi: Do të vazhdojmë fuqishëm të mbështesim...

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:14

Pas akomodimit në hotel ”Venus” në kuadër të përgatitjeve për miqësoret kundër Maqedonisë së Veriut, vashat e Kombëtares A të Kosovës, i ka vizituar presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili duke i përshëndetur dhe duke treguar edhe dëshmuar përkushtimin e tij dhe të FFK-së për ngritjen dhe përparimin e futbollit të femrave ndër të tjera theksoi: ”Për mua dhe Komitetin Ekzekutiv zhvillimi dhe ngritja e nivelit të cilësisë së futbollit të femrave është njëri nga prioritetet shumë me rëndësi. Prandaj, ne, do të vazhdojmë fuqishëm të mbështesim dhe do t’iu ofrojmë kushtet më të mira duke u nisur nga akomodimet, fluturimet, gardëroba sikur edhe do ta ngrisim nivelin e organizimit, ndërsa futbollisteve dhe shtabit teknik do t’u mbetet që me përgjegjësi dhe krenari të tregohen të suksesshme në fushë. Duhet të ngritet niveli i punës dhe kapaciteteve tek lojtaret që te kenë rezultate në ndeshjet ndërkombëtare pasi që talente ka, por nevojitet punë dhe angazhim e që unë besoj se një gjë e tillë nuk do të mungojë”.
Ndërkaq, përzgjedhësja Afërditë Fazlija, ka falënderuar presidentin Ademi për mbështetje të parezervë, duke u zotuar për një angazhim maksimal për të arritur rezultate sa më të mira. Menaxherja e futbollit të femrave znj. Valbonë Gashi theksoi se FFK-ja po bën çmos që vashave të u krijojë kushte sa më të mira për punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat