UEFA nis fushatën për sensibilizimin e vajzave

Futboll

UEFA nis fushatën për sensibilizimin e vajzave

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:18
UEFA nis fushatën për sensibilizimin e vajzave

UEFA ka filluar fushatën sensibilizuese “We Play Strong”, me qëllim të frymëzimit të vajzave të reja për të luajtur futboll. Ambasadore e kësaj fushate është aktorja e mirënjohur Millie Bobby Brown, e cila është nominuar dy herë për “Emmy Awards”. Kjo fushatë e UEFA-s është në shërbim të popullaritetit të futbollit të femrave, që njëherësh është edhe ndër prioritetet e FFK-së. Përmes kësaj fushate synohet që futbolli të jetë më i rëndësishëm edhe për vajzat në vitet e tyre të adoleshencës, e ku UEFA synon që në planin e saj strategjik pesëvjeçar ta bëjë futbollin sportin numër 1 edhe për vajzat dhe gratë në secilën prej 55 federatave anëtare të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat