Besart Berisha bëhet australian

Futboll

Besart Berisha bëhet australian

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:50
Besart Berisha

Sulmuesi kosovar i klubit Sanfrecce Hiroshima, Besart Berisha, ka zbuluar se ai dhe familja e tij kanë marrë nënshtetësi autraliane.

Golashënuesi më i mirë në histori të ligës së futbollit australian, Besart Berisha, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ai tashmë e ka marrë nënshtetësinë australiane.

“Ne sapo u bëmë qytetas australianë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Instagram, duke e përcjellë këtë tekst me disa emotikone që e shprehin gëzimin e tij.

Berisha e ka bërë vetëm një paraqitje për ekipin kombëtar të Kosovës, atëherë kur kishte debutuar, më 24 mars të vitit 2017. Pas kësaj ndeshjeje, ai kishte qenë pjesë e skuadrës vetëm edhe për ndeshjen kundër Turqisë, më 11 qershor të atij viti, dhe më nuk kishte qenë asnjëherë as në stol për “Dardanët”.

Para se t’i bashkohej Kosovës, Berisha e kishte përfaqësuar Shqipërinë. Për kuqezinjtë, ai i bëri 17 paraqitje, gjatë të cilave e shënoi vetëm një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat