Sot ndeshen rivalët e mëdhenj të dikurshëm në Kosovë - Bota Sot
Sot ndeshen rivalët e mëdhenj të dikurshëm në Kosovë

Futboll

Sot ndeshen rivalët e mëdhenj të dikurshëm në Kosovë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:13
Sot ndeshen rivalët e mëdhenj të dikurshëm në Kosovë

Sot rivalët e mëdhenj të dikurshëm, Prishtina-Liria, takohen për herë të 46-të pas luftës në të gjitha garat dhe Prishtina ka absolutisht dominim prej 27 fitoreve, 8 barazime dhe 10 humbje me goldallim +40, 75:35. Po ashtu Prishtina i ka fituar 4 përballjet e fundit duke shënuar 10 gola dhe duke mos pësuar asnjë gol. “Përndryshe është ndeshja e dytë radhazi ku Prishtina nuk e ka asnjë mungesë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për ndeshje. Ndërsa rëndësia e pikëve është maksimale, Prishtinën vetëm tre pikët e mbajnë në luftë për kreun e tabelës, por edhe për Lirinë tre pikët janë “jetë a vdekje” për t’i shpëtuar rënies nga elita.

Megjithatë, Liria gëzon respekt maksimal përkundër rezultateve të saj të fundit dhe futbollistët e Prishtinës njëzëri janë shprehur se ndeshjes do t’i hyjnë maksimalisht të përqendruar”, thuhet në faqen e FC Prishtina.

E enjte, 4 prill – ora: 18:00

Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri”

“Besoj se në këto ndeshjet e fundit kemi marrë maksimumin duke ardhur edhe skuadra në formën e saj më të mirë. Besoj që jemi futur në ritëm dhe nuk do ndalemi më. Ndërsa Lirinë duhet vlerësuar maksimalisht, sepse s’mund të thuash që është ekip i dobët veçse pësoi katër gola me Llapin në fushën e vet. Ne duhet bërë hyzmetin ndeshjes si kundër Lirisë, si kundër Feronikelit që të marrim tre pikët, sepse nuk na falën më gabimet”, ka thënë Marjo Morina për faqen e FC Prishtina,ku nga 21 paraqitjet e këtij sezoni ka shënuar 6 gola (dy herë i ka shënuar Lirisë) dhe ka asistuar njëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...