Incidenti me Laçin, Ambasada Britanike interesohet për Ngonë

Futboll

Incidenti me Laçin, Ambasada Britanike interesohet për Ngonë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:18
Incidenti me Laçin, Ambasada Britanike interesohet për Ngonë

Menjëherë pas grushteve në sfidën mes Tiranës dhe Laçit në kryeqytet të shtunën e shkuar, ambasada britanike në Tiranë ka kontaktuar klubin Tirana dhe është interesuar për gjendjen e lojtarit. Kështu, një punonjës i Ambasadës është takuar me drejtuesit e Tiranës dhe kanë kërkuar informacion të hollësishëm për gjendjen e lojtarit.

Po kështu, ambasada ka kërkuar informacion, nëse klubi Tirana ka bërë kallëzim penal në polici dhe në federatë. Ambasada ka marrë gjithashtu të gjitha pamjet filmike të stadiumit dhe të dhunës ndaj Majkëll Ngosë dhe ka kërkuar nga klubi Tirana që t’i qëndrojë pranë futbollistit britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat