Sulmuesi kroat vazhdon me Juven

Futboll

Sulmuesi kroat vazhdon me Juven

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:49
Sulmuesi kroat vazhdon me Juven

Mario Mandzukic me Juventusin deri në vitin 2021. Lajmi që përflitej prej kohësh u zyrtarizua nga klubi bardhezi këtë të enjte.

Sulmuesi kroat, i cili 21 majin e ardhshëm mbush 33 vjeç, do të luajë edhe dy sezone të tjera me kampionët e Italisë.

Mandzukic mbërriti te “Zonja e Vjetër” në vitin 2015, duke u shndërruar lider i padiskutueshëm i skuadrës, pra një element thelbësor për formacionin e drejtuar nga Allegri.

Gjatë katër viteve të fundit me Juventusin Mandzukic ka koleksionuar 159 ndeshje, teksa ka shënuar 43 gola dhe ka dhënë 19 asiste.

“Karizma e Marios është diçka që ndihet sa herë që ai zbret në fushë, – shkruhet në njoftimin e Juventusit. Është një kampion që jep shembullin për të tjerët. Një shembull që do të vijojë ta japë edhe për dy vite të tjera".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat