Reagimi i klubit: Agim Canaj vijon punën te Vllaznia

Futboll

Reagimi i klubit: Agim Canaj vijon punën te Vllaznia

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:51
Reagimi i klubit: Agim Canaj vijon punën te Vllaznia

Ngjarjet e fundit në Shkodër, ku ndaj stafit të Vllaznisë, me konkretisht ndaj trajnerit Agim Canaj dhe administratorit Suad Lici u ushtrua presion për aktivizimin e futbollistëve të veçantë, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit futbolldashës në vend. Më shumë se 24 orë pasi u vendos për moszhvillimin e stërvitjes, klubi i Vllaznisë ka publikuar një njoftim të shkurtër, kur lajmi më i rëndësishëm ishte vijimi i punës nga trajneri Agim Canaj.

“Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.

Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat