Sot në ‘Fadil Vokrri’, para 24 viteve në Llukarin e sakrificës!

Futboll

Sot në ‘Fadil Vokrri’, para 24 viteve në Llukarin e sakrificës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:41
Isa Mustafa, Fadil Berisha, Vehbi Brahimi, Behajdin Gjinali dhe Agim Hasani

Sot në orën 18.00 takohen rivalët e vjetër, Prishtina - Liria, në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Sot luajnë në stadiumin modern “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18.00, që besa në dritat e reflektorëve, ndërsa para 24 viteve (1995) këto skuadra luanin në fushën e fshatit Llukar, në fushën e sakrificës, fshat në periferi të Prishtinës, por atëkohë kanë qenë të përndjekur nga regjimi kriminal serb.  

Një foto që është e ilustruar, ku shihen edhe kapitenët e asaj kohe, Fadil Berisha te Prishtina dhe Behajdin Gjinali te Liria. “KF Prishtina-KF Liria, viti 1995 në fushën e fshatit Llukar, unë, Fadil Berisha, Vehbi Brahimi, Behajdin Gjinali dhe Agim Hasani, i ndjeri”, ka shkruar para një kohe Isa Mustafa, ish gjyqtar i mirënjohur i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat