Tifozët e Interin optimist

Futboll

Tifozët e Interin optimist

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:18
Tifozët e Interin optimist

Tifozët e Interin optimist, ja sa bileta janë shitur deri tani për ndeshjen ndaj Atalantës

Interi do të luajë të dielën në orën 18:00, kundër Atalantës. Një ndeshje që do të vendosë shumë për zikaltrit dhe rrugën e tyre për Ligën e Kampionëve në sezoni tjetër.

Sipas asaj që konfirmohet nga “Gazzetta Dello Sport”, deri më tani janë shitur plot 56.348 bileta. Interesi është shumë i madh dhe pritet që deri të dielën të jenë shitur të gjitha biletat.

Fitorja 0-4 kundër Xhenoas ka sjellë sërish buzëqeshjen te tifozët, të cilët do të jenë në stadium për të ndihmuar skuadrën.

Gjithashtu ka optimizëm dhe për Ikardin, i cili u rikthye në mënyrën më të fuqishmë duke shënuar gol në ndeshjemn e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat