Prishtina shkatërron Lirinë!

Futboll

Prishtina shkatërron Lirinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:53
Prishtina shkatërron Lirinë!

Prishtina shënoi fitore të thellë me rezultat 3:0 përballë Lirisë nga Prizreni, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.  Përballja e rivalëve të vjetër u karakterizua me lojë të mirë, por Prishtina ishte shumë më e mirë. Bardhekaltrit shkatërruan me gola rivalin e vjetër, duke e thelluar edhe më shumë në krizë.

Prishtina sërish ngritët në vend të dytë me 56 pikë, ngec për tri nga lideri Feronikeli dhe ka dy më shumë se Llapi në pozitën e tretë, ndërkaq, Liria është në situatë të rëndë, në vend të parafundit (i 11-ti) me vetëm 24 pikë.  

Serinë e golave e hapi Ergyn Ahmeti në minutën e 36-të, për të vazhduar në pjesën e dytë Meriton Korenica, që nuk tregoi mëshirë për ish skuadrën e tij. Korenica realizoi dy gola në minutën e 51-të dhe të 62-të, duke i siguruar fitores bindëse Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat