Kovac jep prognozën e tij për ndeshjen Bayern – Dortmund

Futboll

Kovac jep prognozën e tij për ndeshjen Bayern – Dortmund

Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:05
Niko Kovac

Trajneri i Bayern Munich ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen që skuadra e tij e zhvillon ndaj Borussia Dortmund.

Kovac e di se ndeshja ndaj liderëve të tabelës do të jetë shumë e vështirë, por kroati e di se ku do të jetë çelsi për fitoren.

Sipas trajnerit të bavarezve, skuadra e cila do të bëjë më pak gabime do të jetë ajo që do të triumfojë.

“Gjithçka luhet rreth përgjegjësisë dhe disiplinës. Unë nuk flas vetëm për mbrojtësit. Duhet të jemi gati, pa marrë parasysh nivelit” ka thënë Kovac.

“Franca janë bërë kampionë pasi kanë luajtur mirë, por edhe janë mbrojtur mirë” ka thënë tutje ai.

“Do të jetë një ndeshje interesante. Skuadra që bën më pak gabime do të fitojë” ka thënë ndër të tjerash kroati.

Pas 27 xhirove të luajtura, Dortmund dhe Bayern kanë vetëm dy pikë dallim (63 – 61) me Dortmund si liderët e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat