Mourinho në negociata me dy gjigantët e Serie A

Futboll

Mourinho në negociata me dy gjigantët e Serie A

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:05
Jose Mourinho

Jose Mourinho është shumë afër që të rikthehet në punën e trajnerit, dhe këtë rikthim duket se do ta bëjë në Serie A.

Trajneri portugez është në bisedime me dy gjigantët e Serie A, Inter dhe Roma, raporton ‘Sky Sport Italia’.

Mourinho është i vendosur që të rikthehet në punën e trajnerit qysh në sezonin e ardhshëm, pasi u shkarkua nga kjo punë në muajin dhjetor të vitit që kemi lënë pas.

Në Serie A, Mourinho kishte kaluar kohë të arta me skuadrën e Inter, duke fituar tripletën para se të shkonte në Real Madrid.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport’, zëvendës presidenti i Inter, Javier Zanetti do të dëshironte që ta kishte Mourinhon si zëvendësues të Luciano Spalletti.

Megjithatë, trajneri portugez është kontaktuar edhe nga skuadra e Romës, e cila po mendon zëvendësimin e Claudio Ranieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat