Liverpool po e transferon yllin e Everton

Futboll

Liverpool po e transferon yllin e Everton

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:48
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpool duket se po mendon për transferimin e një lojtari sulmues.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, raportohet se është takuar me agjentin e Richarlison.

Reprezentuesi i Brazilit nuk do të ishte një transferim i lirë për ‘The Reds’, pasi Everton nuk do të pranonte më pak sesa 80 milionë euro për lojtarin.

Gjithsesi, në takimin e Klopp me Renato Velasco, nuk dihet se cila ishte tema e diskutimit, por, Velasco ka vetëm Richarlison me bazën në Evropë, nga klientët e tij.

Ylli brazilian i Everton ka kaluar një sezon shumë të mirë, dhe interesimi për të nuk është befasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat