Refuzoi Realin për Dortmundin, në Holandë po rritet Ibra i ri

Futboll

Refuzoi Realin për Dortmundin, në Holandë po rritet Ibra i ri

Më: 5 prill 2019 Në ora: 07:19
Alexander Isak

Quhet Alexander Isak, është vetëm 19 vjeç dhe ka kohë që konsiderohet një Zlatan Ibrahimovic i ri. Arsyet janë të shumta: sulmuesi i talentuar është rritur në Suedi, në një familje emigrantësh, ndërkohë që ka debutuar në Allsvenskan që në moshën 16-vjeçare.

Që në sezonin e parë më AIK shënoi 10 gola në 24 ndeshje kampionati, ndërsa janar 2017 Dortmundi e bleu për 8.6 milionë euro. Në atë kohë e kërkonin shumë klube, përfshirë Real Madridi, që ishte shumë pranë blerjes së tij, por gjithçka u ndal bujshëm për shkak se vetë Isak refuzoi Realin, duke preferuar të rritej në një   klub si Dortmundi, i famshëm për punën e shkëlqyer me të rinjtë.

Impakti me Bundesligën nuk ishte i lehtë dhe Isak e kuptoi se i duhej t'i hidhte hapat një nga një, ndaj tashmë po luan në huazim në Holandë, te Willem II.

Pikërisht në skuadrën holandeze Isak ka shpërthyer, duke shënuar 10 gola në 10 ndeshje (i pari në historinë e klubit që bën diçka të tillë), duke shtuar edhe 3 asiste dhe duke u zgjedhur në 4 raste Njeriu i Ndeshjes.

Një ecuri impresionuese, për një 19-vjeçar që kërkon të ecë në gjurmët e të madhit Ibrahimovic, edhe ai i rritur në Holandë, para se të niste fluturimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat