“Milano Finanza”: Pronarët e PSG dëshirojnë të blejnë Milanin

Futboll

“Milano Finanza”: Pronarët e PSG dëshirojnë të blejnë Milanin

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:21
Drejtori i PSG

“Qatar Investment Authority” kërkon të zgjerojë shtrirjen e vet në futbollin evropian, pasi deri tani kanë blerë Paris Sen Zhermenin dhe e kanë rritur në nivelet aktuale falë investimeve kolosale. Sipas “Milano Finanza” grupi i fuqishëm nga Katari synon që të blejë një klub ikonë në Itali. Roma ka arritur një marrëveshje me “Qatar Airëays” dhe presidenti amerikan i klubit, Xhejms Pallota i ka kontaktet e vendosura me sheikët e naftës dhe ai mund ta konsiderojë shitjen e klubit duke qenë se ka ndeshur probleme me bashkinë për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri. Mirëpo pista e Milan-it është ajo që qëndron më shumë. “Kuqezinjtë” e marrë në pronësi nga “Fondi Elliot” kanë njohur progres që pas largimit të kinezit Li Yonghong. Mirëpo fondi amerikan në filozofinë e vet ka që gjithmonë blen asete për çmim të lirë apo që janë në rrezik duke iu rritur imazhin me investime të fuqishme dhe më pas i shet. Për këtë, të gjitha rrugën çojnë që në Milano mund të mbërrijë “Qatar Investment Authority”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat