Ikardi largohet nga Interi, gati zëvëndësuesi i tij
Mahir Thaçi2019-04-05T09:32:46+02:00
Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi është rikthyer në skuadër pas dy muajsh, duke arritur të shënoi nga penalltia në fitoren 0-4 të Interit në udhëtim te Xhenoa. Mirëpo pavarësisht këtij kthimi, e ardhmja e 26 vjeçarit duket larg Interit. Sipas ‘Tuttosport’, ka një marrëveshje mes Interit dhe Ikardit, që ky i fundit të ndihmojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, dhe për t’u shitur gjatë verës. Sulmuesi që do të zëvëndësojë Ikardin , sipas mediave italiane, është sërisht nga Seria A. Bëhet fjala për sulmuesin e Romës, Edin Xheko, I cili në 100 paraqitjet për Romën, ka shënuar 60 gola.