Zidane i nxit spekulimet: Hazardi është futbollist fantastik

Futboll

Zidane i nxit spekulimet: Hazardi është futbollist fantastik

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:25
Eden Hazard

Për transferimin e Eden Hazardit është përfolur tash e një kohë të gjatë dhe deklarata e fundit e trajnerit të Real Madridit vetëm sa po i nxit edhe më shumë dyshimet për këtë transferim.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka përshkruar Eden Hazardin si një lojtar fantastik dhe ai thotë se është që një kohë të gjatë adhurues i sulmuesit anësor të Chelseat.

Afati kalimtar i verës që po vjen mund të jetë rasti i fundit për Chelsean që të përfitojë para nga shitja e superyllit belg, pasi që kontrata e tij përfundon verën e vitit 2020, kur Hazardi mund të kalojë te cilido klub që do si transferim i lirë.

28-vjeçari nuk e ka mbajtur aspak sekret ëndrrën e tij për t’u bërë pjesë e skuadrës së Real Madridit. Tani, me deklarata të ngjashme është shprehur edhe trajneri francez, të cilin belgu e ka idhull.

“Hazardi është një lojtar që gjithmonë e kam vlerësuar, që ka luajtur në Francë dhe ia kam parë paraqitjet e tij shpesh. Ai është lojtar fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat