JUGONES: “Griezmann i ka thënë po Barcelonës”

Futboll

JUGONES: “Griezmann i ka thënë po Barcelonës”

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:42
Atonie Grinzman

Antoine Griezmann i ka thënë ‘po’ Barcelonës dhe do ta veshë fanellën e katalunasve sezonin e ardhshëm.

Ky është lajmi më i fundit që është dhënë nga gazetari, Josep Pedrerol, njeriu i cili në të kaluarën ka raportuar për lëvizje të ndryshme dhe është njeriu që paralajmëroi largimin e Cristiano Ronaldos dhe kthimin e Zinedine Zidane.

“Përfaqësuesi i Griezmann ka komunikuar me Barcelonën dhe i ka thënë se Griezmann ka thënë po, po ofertës së Barçës”, thotë Josep Pedrerol i Jugones.

Griezmann ishte afër kalimit në Camp Nou edhe verën e kaluar, por vendosi të qëndrojë te Atletico Madridi.

Por, sezoni zhgënjyes nëpër të cilin po kalojnë madrilenët, ka shtyrë francezin që vitet e mbetura të karrierës t’i luajë përkrah Lionel Messit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat