Werder Bremen: “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”

Futboll

Werder Bremen: “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Milot Rashica i ka gëzuar disa të rinj me iniciativë të Werder Bremen.

Në videon e titulluar “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”, është bërë një përmbledhje e paraqitjeve më të mira të Rashicës, derisa për të flasin bashkëlojtarët e tij, trajneri e fansat e Werder Bremenit.

Gjithashtu ka edhe fansa shqiptarë të cilët tregojnë se sa shumë inspirohen nga arritjet e Rashicës, i cili tashmë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Talenti i Kombëtares së Kosovës po shkëlqen në vitin 2019.

22-vjecari ka shënuar 9 gola në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 10 në total në edicionin 2018/19 deri më tani. Ai ka dhuruar edhe 2 asiste.

Rashica ditë më parë e ndihmoi Werderin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol spektakolar në fitoren 2-0 kundër Schalkes, raporton Gazeta Express.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat