Barcelona: “I ka ikur treni Griezmannit, s’do ta blija më”

Futboll

Barcelona: “I ka ikur treni Griezmannit, s’do ta blija më”

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:40
Grinzman

Sipas Carles Rexach, Barcelo s’do të bëjë më përpjekje për ta blerë Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi.

Josep Pedrerol i “El Chiringuito de Jugones”, njeriu i cili në të kaluarën ka raportuar për lëvizje të ndryshme dhe ai që paralajmëroi largimin e Cristiano Ronaldos dhe kthimin e Zinedine Zidane në Madrid, gjatë ditës tha se përfaqësuesi i Antoine Griezmannin tashmë ka folur me drejtuesit e Barçës dhe u ka kumtuar lajmin se sulmuesi francez dëshiron ta veshë fanellën e katalunasve.

Por, sipas Carles Rexach, këshilltari i presidentit të klubit katalanas Josep Maria Bartomeu – Barcelona nuk do të bëjë më asnjë përpjekje për të sjellë në “Camp Nou” kampionin e botës me Francën.

“Unë nuk do ta blija më. Më qartë se kaq nuk mund të flas”, u shpreh ai.

“Ai e kishte momentin e tij për të ardhur këtu tek ne. Është një tren që kalon vetëm një herë në jetë dhe nëse e lë të ikë, atëherë nuk ke më asnjë shans t’i hipësh më. Ai tren ka kaluar për Griezmann”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat