Emery flet për shpresat e Arsenal në garën për top katërshen

Futboll

Emery flet për shpresat e Arsenal në garën për top katërshen

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:24
Unai Emery

Trajneri i Arsenal ka komentuar shpresat e skuadrës së tij për një vend në top katërshe në fund të këtij sezoni.

‘Gunners’ aktualisht pozicionohen në pozitën e tretë, para Chelsea, Tottenham dhe Manchester United.

Por, trajneri Unai Emery ka bërë thirrje tek lojtarët që të marrin ndeshjet me seriozitet, dhe ka thënë se ka qëndrim ‘realist’ për një vend në top katërshen.

“Jam shumë realist. Ne jemi në pozitë të mirë. Varët edhe nga ndeshja e së dielës, ku tri pikë janë jetike. Secila ndeshje është e rëndësishme” ka thënë Emery.

“Varët se sa do të jemi konkretizues në fushë. Nëse ne jemi kompetitiv për 90 minuta, ne mund të marrim këto tri pikë. Është rrugë e gjatë. Duhet të jemi pozitiv, por edhe realist” ka thënë tutje trajneri.

Arsenal do të ketë edhe një test të vështirë këtë fundjavë, kur do të përballet me skuadrën e Everton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat