Juventusi pranë historisë, sot mund të shpallet kampion i Italisë

Futboll

Juventusi pranë historisë, sot mund të shpallet kampion i Italisë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:38
Juventus

Juventusi mund të shkruajë historinë në Serie A këtë javë, duke u bërë skuadra e parë që e fiton titullin në këtë fazë, por për ta arritur këtë kanë nevojë për dy rezultate.

‘Zonja e Vjetër’ thjesht duhet ta mund Milanin të shtunën në ndeshjen që fillon nga ora 18:00, ndërsa të shpresojë në humbjen e Napolit nga Genoa të dielën, për t’u kurorëzuar me titullin e tetë radhazi në Serie A.

Edhe pse janë edhe 21 pikë në lojë, Juventusi mund të fitojë titullin shkaku i avantazhit në përballjet direkte me Napolin.

‘Bianconerët’ këtë sezon kanë arritur 26 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje, duke krijuar një distancë prej 18 pikëve me vendin e dytë.

Por, edhe nëse Napoli fiton ndaj Genoas, Juventusi titullin mund ta marrë në xhiron tjetër në shtëpi, kur pret Spalin.

Titulli i Juventusit këtë sezon, do të jetë i veçantë për Massimiliano Allegrin, për të cilin do të jetë titulli i pestë radhazi në Serie A.

Por, trajnerit italian i duhen edhe dy sezone për të barazuar Giovanni Trapattoni, që mban rekordin me shtatë tituj radhazi në Serie A.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat