Allegri zbulon arsyen pse Juventus humbi finalen kundër Real-it

Futboll

Allegri zbulon arsyen pse Juventus humbi finalen kundër Real-it

Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:45
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri, trajner i Juventus-it, ka dhënë një intervistë interesante për "Corriere della Sera". Ndër të tjera, ai ka folur edhe për finalen e famshme të humbur kundër Real Madrid-it në Cardiff. 

"Mendjemadhësia mund të të bëjnë të humbësh kontaktin me realitetin. Në finalen kundër Real-it kemi patur më shumë se duhet besim në vetvete", ka thënë Allegri.

Në lidhje me kundërshtarin e ardhshëm në Champions, Ajax-in, trajneri bardhezi ka thënë: "Kjo ecuri pozitive e Ajax-it është meritë e punës së madhe që bëhet me rritjen e talenteve dhe e një sistemi që i mëson këta të rinj të luajnë futboll në mënyrën e duhur".   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat